Interi me mesazh prekës për Eriksenin

Klubi i Interit ka shkruar një letër të hapur mesfushorit Christian Erikesen.

Sport

19/06/2021 12:29

Eriksen pësoi një sulm në zëmër të shtunën e kaluar në ndeshjen me Finlandën, ku pas intervenimit fantastik të stafit mjekësor arriti të mbijetojë, shkruan lajmi.net.

Tani, klubi i Interit i ka shkruar letër të hapur danezit.

Letra e Interit:

Ditët e fundit nuk ishin normale, ato që kemi numëruar që nga e shtuna e kaluar, nga ai moment, ditët janë dukur të gjata dhe pa kuptim. Për fat, nga makthet, edhe nga më të këqijat, aty zgjohesh.

Në qetësinë e këtyre ditëve, të gjitha mendimet, lutjet dhe frymëmarrjet tona, u lehtësuan nga fotofrafia që erdhi pas një pauze të gjatë të asaj dite që nuk dinim asgjë, nga Righospitalitet në Kopenhagë.

Të martën në mëngjes, momenti më i bukur, një foto, një buzëqeshje, një gisht i ngritur lartë. Një masazh lehtësues,  “Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për mesazhet tuaja nga e gjithë bota. Kanë shumë domethënje për mua dhe për familjen time. Jam mirë”

Pas letrës Inter kujton edhe veprimet e lojtarëve si, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi të cilët i dedikuan golat e tyre danezit./Lajmi.net/