Interi me dy fytyra

Nëse e mendojmë se si e përfundoi sezonin e kaluar dhe në qfarë gjendje është tani, nuk mund të themi se Inter ka pësuar ndonjë ndryshim të madh. Pas 18 xhirosh, Nerazzurrët janë aktualisht në pozitën e gjashtë me 31 pikë, 18 më pak se lideri Juventus. Në mesjavë u eliminuan nga Kupa e Italisë…

Sport

11/01/2014 09:30

Nëse e mendojmë se si e përfundoi sezonin e kaluar dhe në qfarë gjendje është tani, nuk mund të themi se Inter ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.

Pas 18 xhirosh, Nerazzurrët janë aktualisht në pozitën e gjashtë me 31 pikë, 18 më pak se lideri Juventus.

Në mesjavë u eliminuan nga Kupa e Italisë pas humbjes në udhëtim te Udinese me rezultat 1:0 (disfata e dytë e njëpasnjëshme pas asaj me po të njëjtin rezultat nga Lazio në Serie A të hënën), kurse nuk bën gara në Ligën e Kampionëve ose Europa League.

Pozitë e vështirë, s’ka dyshim. Mirëpo, skuadra ka ndryshuar nga aspekti udhëheqës. Erick Thohir u emërua president i ri i klubit në vend të Massimo Morattit.

Dhe, përveç ndryshimit në rolin kryesor në klub, rezultatet e Interit ndryshuan së bashku me ndryshimin në postin e presidentit.

Sipas Mediaset, Interi i trajnerit Walter Mazzarri në 13 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion derisa Moratti ishte ende president, realizoi 8 fitore, 4 barazime dhe pati vetëm një humbje.

Kurse, me Thohirin, ka zhvilluar 8 ndeshje, ka 2 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Ekip me dy fytyra.