Interi insiston për Xhakën

Interi po mendon për përforcimet që do t’i bëjë gjatë verës. Trajneri Walter Mazarri e ka kërkuar një mesfushor kualitativ, me tipare defanzive dhe ofanzive. Sipas mediave italiane, mesfushori i Barcelonës, Song, është objektivi i parë i Nerazzurri, por klubi italian ka edhe alternativa tjera, përfshirë këtu edhe mesfushorin kosovar, Granit Xhaka. Përfaqësuesi zviceran po…

Sport

30/03/2014 13:15

Interi po mendon për përforcimet që do t’i bëjë gjatë verës. Trajneri Walter Mazarri e ka kërkuar një mesfushor kualitativ, me tipare defanzive dhe ofanzive.

Sipas mediave italiane, mesfushori i Barcelonës, Song, është objektivi i parë i Nerazzurri, por klubi italian ka edhe alternativa tjera, përfshirë këtu edhe mesfushorin kosovar, Granit Xhaka.

Përfaqësuesi zviceran po e demonstron kualitetin e tij në Bundesligë. Ai ka forcë të mirë fizike, me një teknikë të mjaftueshme për të luajtur në fazën ofanzive dhe në atë defanzive.

Kjo ka bërë që klubit italian t’i bie në sy ish futbollistit të Baselit, i cili për dallim nga sezoni i parë në Bundesligë, kur ishte një rezervist i rregullt, tash është një titullar i padiskutueshëm.

Më herët, interesim për Xhakën kishin shprehur edhe Lazio e Napoli. Gjatë verës do të merret vesh më shumë rreth së ardhmes së futbollistit kosovar.