Interi i ofron rinovim mesfushorit 35-vjeçar

Borja Valero raportohet se është në rrugën e tij drejt fitimit të një kontrate të re me Interin pasi u fut përsëri në planet e Antonio Conte.

Sport

15/07/2020 10:55

Karriera e Valero te Inter dukej se kishte mbaruar, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit dhe Conte preferoi opsione të tjera në mesfushë.

Sidoqoftë, 35-vjeçari është paraqitur në çdo ndeshje që nga rikthimi, duke startuar tre prej tyre.

Tani, Gazzetta dello Sport pretendon se ‘angazhimi, profesionalizmi dhe sjellja e përgjithshme e tij’ është vërejtur nga trajneri, si dhe aftësia e tij për të ndjekur udhëzimet taktike, përcjell lajmi.net.

Prandaj, gazeta shkruan se është e mundur që spanjollit do t’i ofrohet një kontratë e re deri në vitin 2021.

Valero ka bërë 22 paraqitje për Nerazzurri këtë sezon, duke shënuar tre gola. /Lajmi.net/