Interi i ofron Dybalas kontratë katërvjeçare

Interi është i interesuar që ta përfundojë sa më shpejt çështjen e Paolo Dybalas.

Sport

11/06/2022 09:42

“Zikaltrit” në parim kanë arritur marrëveshje me lojtarin, por ajo që po e vonon marrëveshjen është pikërisht paga që lojtari është duke e kërkuar, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, ish-kampionët e Italisë janë duke i shterruar mundësitë që këtë çështje ta zgjidhin sa më shpejt, në mënyë që lojtari të mos ndërrojë mendje për kalimin në “Giusseppe Meaza”.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtarit iu është ofruar kontratë katërvjeçare, me pagë vjetore më pak 6 milionë euro.

Argjentinasi akoma nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me këtë ofertë.

Pos Interit, për të është interesuar edhe Roma. /Lajmi.net/