Interi i gatshëm të transferojë Gerrardin

Skuadra italiane e Interit, është shprehur e gatshme të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Steven Gerrard.

Sport

16/11/2014 09:35

E përditshmja angleze, Daily Mail raporton se Interi do të kërkojë të transferojë Gerrardin gjatë afatit kalimtar dimëror i cili hapet në janar.

Nëse ish-kapiteni i Anglisë nuk e rinovon kontratën e tij me Liverpoolin, atëherë një largim i tij nga Anfield duket mëse i mundshëm.

Ai do të ishte i mirëpritur te Interi, i cili me trajnerin e ri, Roberto Mancinin, dëshiron të rikthehet përsëri në majen e futbollit botëror.