Interi gëzon tifozët me transferimin e fundit

Agjenti i Mateo Kovaçic e shtyn mesfushorin kroat të rikthehet tek Interi. Këtë sezon lojtari është i huazuar nga Reali te Chelsea dhe nuk ka bindur aspak në Londër me paraqitjet e tij.

Sport

26/03/2019 20:05

Mario Mamic, menaxheri i lojtarit është në kontakte me Interin dhe  drejtuesit e saj Auzilion e Marrotën. “Sport Mediaset” raporton se është vet agjenti i tij që e shtyn për një rikthim në Milano, ambient që lojtari e njeh shumë mirë.

Bëhet me dije se Kovaçic mund të kalojë tek Interi me formën e huazimit dhe më vonë me një opsion blerje. Perez dhe Zidan nuk janë të gatshëm ta rimarrin në Madrid mesfushorin.

Gjithashtu tek zikaltrit nëse ka një ndërrim trajneri Kovacic e ka të sigurt formacionin, pasi sezonin tjetër ose do të qëndrojë Spalletti ose do të vijë Konte, teknikë që e pëlqejnë lojtarin.

Shumë koeçidenca të mbledhura bashkë, që e dërgojnë kroatin në Itali, vendin ku shkëlqeu më shumë se kudo.