Interi është forcuar
Presidenti i Interit, Erick Thohir beson se përforcimet Hernanes dhe Danilo D’Ambrosio janë vetëm një pikënisje në rikthimin e skuadrës në elitën e futbollit evropian. Braziliani Hernanes kompletoi transferimin e tij me vlerë prej 20 milionë eurosh në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit kurse mbrojtësi i krahut D’Ambrosio erdhi nga Torino të…

Sport
Presidenti i Interit, Erick Thohir beson se përforcimet Hernanes dhe Danilo D’Ambrosio janë vetëm një pikënisje në rikthimin e skuadrës në elitën e futbollit evropian.
Braziliani Hernanes kompletoi transferimin e tij me vlerë prej 20 milionë eurosh në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit kurse mbrojtësi i krahut D’Ambrosio erdhi nga Torino të enjten.
Edhe pse Inter është aktualisht 11 pikë prapa Napolit që zë pozitën e tretë, Thohir beson se investimet e janarit do të shërbejnë si hap përpara.
“Synimi ynë është të përmirësojmë bazën e talentit dhe të përforcojmë shkallën e garimit në fushë dhe jashtë saj, dhe besoj se kemi bërë një fillim të mirë”, deklaroi Thohir për uebfaqen zyrtare të klubit.
“Mendoj se me përforcimet e reja do të përmirësojmë paraqitjet në fushë në vazhdim të sezonit”, u shpreh ai.