Interi dhe Juve, garë të nxehtë për Shaqirin

Mediat italiane vazhdojnë të raportojnë se Interi dhe Juventus po bëjnë një garë të nxehtë me njëra-tjetrën për shërbimet e Xherdan Shaqiri.

Sport

01/01/2015 12:36

Djaloshi me pasaportë zvicerane pritet të largohet nga Bayerni shkaku i minutazhit tejet të vogël që i ka dhënë deri tani Pep Guardiola.

Sipas mediave italiane, Interi dhe Juventusi i dëshirojnë me ngulm shërbimet e Shaqirit, i cili nuk do të ketë mundësi të luajë në Ligën e Kampionëve në këtë sezon nëse largohet nga Bayerni.

Skuadrat e interesuara për djaloshin me prejardhje shqiptare duhet të paguajnë afërsisht 20 milionë euro, nëse dëshirojnë ta kenë në skuadrën e tyre.