Interi dëshiron huazimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi është i interesuar për të huazuar për kohë të shkurtër mesfushorin e Manchester Unitedit, Jesse Lingard.

Sport

10/01/2021 23:49

Anglezi ka dështuar të gjejë vend në formacionin e Solskjaer dhe është në listën e shitjeve, përcjellë lajmi.net.

Sipas Tuttosport, Conte është duke provuar të sjellë Lingardin në “San Siro” që t’iu ndihmojë për titull.

Por, Interi nuk ka para që ta transferojë, andaj synon vetëm huazimin me mundësi blerje.

E tëra kjo mund të dështoi nëse nuk largohet Christian Erikseni nga klubi italian gjatë janarit./Lajmi.net/