Interi, 20 milionë për Illarramendin
Skuadra e Interit është duke përgatitur të lansojë një ofertë prej 20 milionë euro në drejtim të mesfushorit të Realit, Asier Illarramendit.

Sport
Sipas raportit të bërë nga Bernabeu Digital, mësojmë se Roberto Mancini dëshiron të forcojë mesfushën e skuadrës së tij.
Dhe, për të bërë një gjë të tillë, skuadra Nerazzurre është duke përgatitur të dërgojë një ofertë prej 20 milionë euro për shërbimet e Illarramendit.
Lojtari konsiderohet si një talent i madh, mirëpo për shkak të konkurencës dhe presionit të madh, ai ende nuk ka arritur të tregojë vetën e tij te skuadra e Los Blancos.