Interesim shumë i ulët për finalen e Kupës së Kosovës

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, po luhet finalja e Kupës së Kosovës.

Sport

24/05/2019 21:07

Skuadrat finaliste për këtë ndeshje janë Trepça 89 dhe kampionët e Superligës së Kosovës, Feronikeli.

Pas 17 minutave, lojë, është skuadra nga Drenasi ajo që gëzon epërsinë e një goli, shkruan lajmi.net.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendje, ndoshta për të keq, është interesimi i ulët dhe tribunat e zbrazura në këtë ndeshje.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa fotografi të cilat tregojnë tribunat boshe të ‘Fadil Vokrrit’. /Lajmi.net/