Inter zgjedh trajnerin e ri

Inter duhet të vendos mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos për trajnerin e ri.

Sport

12/04/2019 09:29

‘Zikaltërit’ kanë ndarë mendjen për të shkëputur bashkëpunimin me Luciano Spallettin në fund të sezonit.

Antonio Conte dhe Jose Mourinho, janë emrat e pëlqyer nga Inter.

Të dy këta janë të papunë për momentin, dhe për herë të fundit kanë qenë të angazhuar në Premierligë, njëri te Chelsea dhe tjetri te Manchester United.

Drejtori Beppe Marotta thuhet se preferon Conten me të cilin ka punuar te Juventus, ndërsa aksionarët kinezë të Interit janë të prirë për ish trajnerin Jose Mourinho.

Portugezi ka drejtuar Interin edhe në të kaluarën, ku ka fituar edhe Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/