Inter zëvendëson Pirelli me sponsorin që i siguron 30 milionë euro?

Inter janë gati të zëvendësojnë sponsorin e tyre, Pirelli.

Sport

11/10/2020 19:03

Partneri historik i Inter, Pirelli, duket se do të zëvendësohet me një tjetër emër në fanellën e Inter.

‘Zikaltrit’ janë gati të mbyllin marrëveshje me gjigantit kinez, Hisense, përcjell lajmi.net.

Kjo marrëveshje do t’i siguronte Interit 30 milionë euro të ardhura për një sezon.

Marrëveshja nuk është finalizuar, gjithsesi, skuadra është në rrugë të mirë për të mbyllur akordin me kompaninë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë të gjitha kushtet që duhet plotësuar për të mbyllur marrëveshjen. /Lajmi.net/