Inter, viktima e Denisit

German Denis është sulmuesi kryesor i Atalantas. Argjentinasi, 32-vjeç, qysh gjatë edicionit të kaluar tregoi se për kundërshtar të preferuar ka Interin. Ai realizoi pesë herë kundër Nerazzurrëve në dy përballje të edicionit të kaluar dhe gjashtë herë në total në karrierën e tij. Mirëpo, ai shënoi sërish kundër gjigantit milanez në barazimin 1-1 të…

Sport

30/10/2013 10:00

German Denis është sulmuesi kryesor i Atalantas. Argjentinasi, 32-vjeç, qysh gjatë edicionit të kaluar tregoi se për kundërshtar të preferuar ka Interin.

Ai realizoi pesë herë kundër Nerazzurrëve në dy përballje të edicionit të kaluar dhe gjashtë herë në total në karrierën e tij. Mirëpo, ai shënoi sërish kundër gjigantit milanez në barazimin 1-1 të martën mbrëma në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.

Rrezikun e Denisit, në duelin e parë kundër tij si trajner i Interit e shijoi edhe Walter Mazzarri.

“Atalanta është skuadër e shkëlqyeshme. Denis është një prej sulmuesve më të mirë në Itali, qysh nga koha kur luante në Napoli, gjithmonë luante mirë. Tani duket se ka siguri edhe më të madhe dhe shënon vazhdimisht gola, është zhvilluar shumë”, deklaroi Mazzarri.