Inter u rikthehet fitoreve në Serie A

Inter i ka fituar tri pikë në javën e 32-të në Serie A.

Sport

14/04/2019 22:22

Inter e ka mposhtur Frosinonen në udhëtim me rezultat, 1:3.

Nerazurët kaluan të parët në epërsi me anë të Radja Nainggolan, që shënoi në minutën e 19’-të, raporton lajmi.net.

Golin e dytë për Interin e realizoi Ivan Perisic, që realizoi nga penalltia (37’).

Frosinone arriti ta ngushtonte epërsinë me anë të Cassata, por që ishin të pafuqishëm që ta barazonin rezultatin.

Por, Matias Vecino e vulosi fitore e Interit për 3 me 1 në minutën e 90’+4.

Pas xhiros së 32-të, Inter gjendet në vendin e tretë me 60 pikë. /Lajmi.net/