Inter triumfon ndaj Udineses me dopietën e Correas (VIDEO)

Interi ka arritur të regjistrojë fitore ndaj skuadrës së Udineses, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Serie A.

Sport

31/10/2021 14:27

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa e dyta solli dy të tillë për t’i dhënë triumfin zikaltërve.

Ishte Joaquin Correa ai i cili me dy golat e tij i dha fitoren ‘nerazurëve’.

Argjentinasi fillimisht zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të nga një asistim i Bastonit, gjersa tetë minuta më vonë, Correa dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të nga një asist i Dumfries.

Për të parë golin e dytë të Correas klikoni këtu – VIDEO

Me këtë fitore Interi mbajnë hapin me dy skuadrat lidere, duke u afruar tani me 24 pikë të mbledhura pas 11 xhirove të para, katër më pak se sa Milani e Napoli të cilët do të luajnë sonte më vonë.

Udinese ndërkohë mbetet pa fitore në secilën nga tetë ndeshjet e fundit në Serie A, me katër humbje e katër barazime. /Lajmi.net