Inter transferon sulmues (FOTO)
Inter është shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e një sulmuesi nga një klub rival i Serie A.

Merkato
Inter është afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Sampdorias, Eder.
Sipas mediave italiane, pas shitjes së Fredy Guarin, “Nerazzurrët” kanë vendosur të investojnë në blerjen e reprezentuesit italian, përcjell “Lajmi.net”.
Eder ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Sampdoria dhe ishte objektiv i Interit edhe gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar.
Por, ai pritet të nënshkruajë në Giuseppe Meazza para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.