Inter transferon një super futbollist (FOTO)

Inter ka arritur marrëveshje për transferimin e një përforcimi të madh nga La Liga.

Merkato

29/01/2016 09:33

Inter ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Sevillas, Ever Banega.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes “Nerazzurrëve” dhe argjentinasit, përcjell “Lajmi.net”.

Banega ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Sevilla.

Kurse, mbetet të shihet nëse ai do të nënshkruajë menjëherë me Interin, ose do të transferohet në Giuseppe Meazza pas përfundimit të këtij sezoni.