Inter synon të rikthehet te fitorja ndaj Bolognës, formacionet e mundshme

Sot nis xhiroja e katërt e Serie A.

Sport

18/09/2021 13:06

Interi e pret në shtëpi Bolognën me fillim nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

‘Nerazzurët’ vijnë në këtë duel pas barazimit 2-2 me Sampdorian dhe kërkojnë të kthehen te fitorja përballë një kundërshtari aspak të lehtë.

Gjiganti italian ka shtatë pikë pas tri xhirove të para dhe renditet e katërta në tabelë momentalisht, Bologna poashtu ka shtatë pikë në vendin e gjashtë.

Simone Inzaghi në këtë duel pritet të startojë për herë të parë në sulm me dyshen Joaquin Correa – Lautaro Martinez.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Inter: Handanovic, Skriniar, De Virj, Bastoni, Dimarco, Çalhanoglu, Barella, Brozovic, Dumfries, Martinez, Correa

Bologna: Skorupski, Bonifazi, Medel, De Silvestri, Hickey, Svanberg, Dominguez, Soriano, Sansone, Orsolini, Arnautovic /Lajmi.net/