Inter synon ta ‘blindojë’ Barellan duke i ofruar shiritin e kapitenit

Skuadra e Interit ka nisur procesin e rinovimeve me futbollistët.

Sport

11/09/2021 11:00

Nicolo Barella llogaritet si njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm në projektin e Interit, transmeton lajmi.net.

Barella ka shkëlqyer me ekipin që nga transferimi i tij në vitin 2019 nga Cagliari dhe tani ‘Nerazzurët’ po synojnë ta ‘blindojnë’ atë me kontratë të re.

Futbollisti ka kontratë aktuale të vlefshme deri në vitin 2024 me pagë 2.5 milionë euro në sezon, dhe gjiganti italian synon të nënshkruajë një marrëveshje të re me të duke i rritur pagën në 4 milionë euro.

Mesfushorit gjithashtu do t’i premtohet shiriti i kapitenit nga viti i ardhshëm pasi Samir Handanovic pritet që të largohet verën tjetër.

Përveç Barellas, Interi është në bisedime të avancuara për marrëveshje të reja edhe me Lautaro Martinez dhe Marecelo Brozovic. /Lajmi.net/