Inter siguron një pikë ndaj Parmës, Perisic heroi në frymën e fundit

Inter dhe Parma kanë ndarë pikët.

Sport

31/10/2020 20:02

Skuadra e Inter ka arritur të marrë vetëm një pikë në përballjen me Parma, duke luajtur baras 2:2, shkruan lajmi.net.

‘Zikaltrit’ gjenin veten në disavantazh prej 0:2, pas dy golave të Gervinho, në minutat 46’ dhe 62’.

Brozovic ngushtoi diferencën në 1:2 në minutën e 64’, kurse Ivan Perisic barazoi në 2:2 në minutën e 92’.

Kështu, Inter shkon në 11 pikë, kurse Parma numëron tashmë pesë pikë. /Lajmi.net/