Inter shpreh interesim për Pjanic

Klubi italian Inter është futur në garë për mesfushorin e Barcelonës Miralem Pjanic.

Sport

10/07/2021 22:05

Sipas mediave italiane, Inter po kërkon transferimin e Pjanic gjatë afatit kalimar të verës, transmeton lajmi.net.

Thuhet se tashmë drejtuesit ‘Nerazzurë’, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë kontaktuar agjentët e mesfushorit për të parë situatën e tij.

Interesim për boshnjakun kanë shprehur edhe shumë skuadra tjera evropiane.

31-vjeçari, nuk ka kaluar periudhë aspak të mirë që nga kalimi te Barcelona, dhe mund të largohet gjatë verës.

Thuhet se ‘Blaugranët’ do ta shkëpusin kontratën me mesfushorin duke marrë parasysh situatën financiare të klubit dhe pagën e lartë që ka futbollisti. /Lajmi.net/