Inter shënon fitoren e radhës në Serie A, kalon edhe Udinesen

Skuadra e Inter ka vazhduar me fitore në Serie A, edhe pas xhiros së tretë.

Sport

14/09/2019 22:41

Lojtarët e udhëhequr nga Antonio Conte kanë shënuar fitore minimale 1:0, kundër Udinese, raporton lajmi.net.

Edhe pse luajtën me një lojtar më shumë që nga minuta e 35’, lojtarët e Inter nuk arritën të shënojnë më shumë se një herë.

Ishte minuta e 44’ kur Sensi realizoi golin e epërsisë dhe vendimtar të këtij takimi, raporton lajmi.net.

Me këtë fitore, Inter mban kreun e tabelës me maksimumin e pikëve pas tri xhirove, duke lënë prapa Juventusin me dy pikë më pak.

Udinese në anën tjetër mban pozitën e 14, me vetëm tri pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/