Inter refuzon të luajë kundër Juventusit me kushtet e reja të ofruara
Sëmundja infektive Koronavirus ka ‘paralizuar’ futbollin italian.
Sport
Shumë ndeshje në fundjavë janë shtyrë shkaku i rrezikut të përhapjes së kësaj sëmundje, përfshirë edhe derbin Juventus – Inter.
Fillimisht kjo ndeshje ishte shtyrë për muajin mars, një xhiro para përfundimit të sezonit në Serie A.
Tani Serie A ka propozuar një datë të re për zhvillimin e kësaj ndeshje, që thuhet të jetë muaji mars.
Por, është Inter që ka refuzuar propozimin e ri, duke kërkuar fillimisht të luajë ndeshjen tjetër të shtyrë kundër Sampdorias.
Kujtojmë se shkaku i Koronavirusit është shtyrë edhe ndeshja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, dhe e njëjtë gjë pritet t’i ndodh edhe sfidës tjetër, mes Napolit dhe Interit./Lajmi.net/