Sulmuesi aktualisht ndodhet në Paris si i huazuar për mundësinë për transferimin e përhershëm për 70 milionë euro, por kampionët e Ligue 1 po kërkojnë zbritje, veçanërisht pasi sezoni i tyre u mbyll shkaku i koronavirusit.
Sipas Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, një propozim fillestar i shpërblimeve prej 50 milionë euro dhe 10 milionë euro shtesë është refuzuar, përcjell lajmi.net.
PSG tashmë ka paguar 13 milionë euro për huazimin sezonal dhe pagën e tij, teksa Icardi në sezonin e parë në Francë shënoi 20 gola në 31 ndeshje konkurruese.
Juventus dhe Napoli thuhet se janë të gatshëm të mirëpresin përsëri Icardin në Serie A./Lajmi.net/