Inter refuzon ofertën e Manchester United për Vecino

‘Djajtë e kuq’ nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë kartonin e Matias Vecino.

Sport

23/01/2020 16:30

Manchester United po synon transferimin e yllit të mesfushës së Inter, Vecino, në merkaton e janarit.

‘Sky Sports’ bën të ditur se Inter kanë refuzuar ofertën e parë të United për uruguaianin, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ ka synuar që të ketë Vecinon në formë huazimi, por ky plan nuk i ka pëlqyer ‘Zikaltërve’.

Man Utd e sheh lojtarin si zëvendësues afatshkurtër të Scott McTominay, por nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen.

Me dështimin e United, Napoli tashmë është skuadra në ‘pole-position’ për nënshkrimin e mesfushorit të Uruguait. /Lajmi.net/