Inter publikon listën e të ftuarve, Icardi jashtë, befason vendimi për Nainggolan

Interi e ka ftuar Radja Nainggolan për International Champions Cup, duke lënë jashtë Mauro Icardin.

Sport

16/07/2019 14:53

Nainggolan u kthye në shtëpi nga kampi i trajnimit në Lugano gjatë fundjavës, me të ardhmen e tij që ishte larg klubit zikaltër.

Megjithatë, ‘Nerazzurët’ konfirmuan të martën se belgu do të udhëtonte me ekipin në Singapor për turneun miqësor, transmeton lajmi.net.

Icardi, në anën tjetër, vazhdon të përjashtohet nga planet e ekipit të parë të Antonio Contes, ndërsa qëndron në Itali.

Të shtunën, Interi nis fushatën në ICC kundër Manchester United, para se të takohet me Juventusin në Naijing dhe Tottenham Hotspur në stadiumin e tyre të ri.

Skuadra e plotë e Interit për International Champions Cup: Berni, Handanovic, Padelli; Bastoni, D’Ambrosio, Dalbert, De Vrij, Ranocchia, Skriniar, Ntube, Pirola; Agoume, Barella, Borja Valero, Brozovic, Candreva, Gagliardini, Joao Mario, Lazaro, Nainggolan, Perisic, Sensi; Longo, Politano, Colidio, Esposito, Vergani. /Lajmi.net/