Inter prinë garën për Gotze, lë prapa skuadrat nga Premierliga

Mario Gotze është dëshira e skuadrës së Inter.

Sport

12/10/2019 21:31

Inter ka nisur për mrekulli sezonin e ri, por në janar duket se synon që të kryej edhe të tjera përforcime, për të vazhduar me këtë ritëm pjesën e mbetur të edicionit.

Një nga dëshirat kryesore të skuadrës ‘Zi kaltër’ duket të jetë Mario Gotze, madje për shërbimet e tij Inter shihet në ‘pole position’.

Reprezentuesi gjerman është në fund të kontratës së tij dhe nuk ka shenja se po arrihet marrëveshje për rinovimin.

‘Tuttomercatoëeb’ shkruan se Inter po prinë garën për 27 vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Të interesuara për shërbimet e anëtarit të Dortmund janë edhe disa skuadra nga Premierliga. /Lajmi.net/