Inter prezanton Shaqirin (Video)
Xherdan Shaqiri është duke u prezantuar si përforcim i ri i Interit. Lajmi.net ju sjell komplet konferencën për shtyp ku do të paraqitet ylli kosovar.
Sport
Xherdan Shaqiri është përforcimi më i ri i Interit, pas Lukas Podolskit, i cili iu bashkua klubit po ashtu gjatë këtij afatit kalimtar të janarit.
Dhe, Nerazzurrët janë duke e prezantuar yllin kosovar, si një investim të rëndësishëm për të ardhmen.
Lajmi.net ju sjell direkt konferencën për shtyp në Appiano Gentile, pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet e Shaqirit. (Për t’a ndjekur në gjendje reale, rifreskojeni faqen F5, kohë pas kohe).
Si e ke zgjedhur Interin?
“Kisha edhe oferta të tjera, por dëshira ime ishte e qartë. Trajneri më ka prezantuar projektin, fjalët e tij më kanë bindur dhe tani dua t’i ndihmoj klubit që të arrij në nivele të larta. Pavarësisht ofertave, e kam dashur gjithmonë Interin”.
Çfarë ke mësuar duke luajtur me futbollistë si Robben dhe Ribery?
“Mendoj se çdo futbollist dallon, edhe pse nuk më pëlqejnë krahasimet. Secili i ka karakteristikat e tij, edhe pse në Bayern kam luajtur me kampion të mëdhenj. Do të mundohem të jem i dobishëm në Inter, shpresoj të fitoj me këtë ekip”.
Sa afër ke qenë për t’u transferuar në Juventus?
“Kur i lexoj gazetat duket sikur kam zhvilluar kontakte me shumë skuadra, vëllai im ka punuar dhe Juventus ishte një opsion. Unë e doja vetëm Interin, mezi pres të luaj dhe besoj se pozita e tretë është para nesh. Kemi fituar pikë gjatë fundjavës dhe jam i sigurt se do të rikthehemi lart”.
Me ardhjen tënde, a mendon se tifozët shqiptarë do të vijnë në stadium?
“Unë kam lindur në Kosovë. Inter ka tifozë anembanë botës. Tifozët nuk janë vetëm shqiptarë”.
Si mendon se do të ballafaqohesh me një kampionat të komplikuar si ai italian?
“Në futboll nuk bëhen plane personale, ne hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të fituar. Jemi Inter dhe duhet të mendojmë gjithmonë për të fituar. Dua të jem në një klub fitues, të jap kontributin tim. Nuk do të jetë lehtë të fitojmë gjithmonë, por do të provojmë”.
Çfarë raporti kishe me Guardiolën?
“Kam biseduar pak me trajnerin spanjoll, e dinte se dua të largohem”.
Cili është dallimi mes Allianz Arenas dhe San Siros?
“Ekzistojnë shumë dallime. San Siro është i bukur, e vetmja gjë negative është numri i spektatorëve. Shpresoj se do të arrijmë ta ndryshojmë me futboll të mirë”.