Inter po punon për rinovimin e kontratës së Lautaro Martinez

Skuadrae Inter ka filluar të punojë për rinovimin e kontratës së Lautaro Martinez.

Sport

11/10/2019 17:00

Synimi i skuadrës së Inter është rinovimi me Lautaro, në mënyrë që t’i heqin atij klauzolën prej 111 milionë eurove.

Në shkëmbim të kësaj pune, argjentinasi do të kërkojë dyfishimin e pagës nga 1.5 milionë euro në 3 milionë, si dhe të nënshkruajë kontratë valide deri në vitin 2024, transmeton lajmi.net.

Lautaro Martinez iu bashku skuadrës së Inter në vitin 2018, nga Racing, për shumën e 23 milionë eurove.

Këtë sezon, bomberi argjentinas ka shënuar tri gola në nëntë paraqitje, duke fituar edhe pëlqimin e Antonio Conte. /Lajmi.net/