Inter po e transferon yllin që e duan Arsenal, Bayern e PSG

Inter mund t’i gëzojë tifozët e tyre me transferimin që mund ta bëjë në verë.

Merkato

16/04/2019 10:27

Inter po tenton ta transferojë Nicolas Pepen nga Lille.

Sulmuesi 23-vjeçar po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon, andaj nerazurët e duan transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

Për ta kompletuar transferimin e Nicolas Pepe, Inter duhet të paguajë 60 milionë euro.

Në garë për yllin e Lille janë edhe Arsenal, Bayern e PSG, gjersa skuadra italiane po i prinë garës. /Lajmi.net/