Inter po e konsideron nënshkrimin e Insignes

Klubi italian Inter pas largimit të Hakimit e Lukakut i cili pritet të bëhet zyrtare sot, tani po mendon për nënshkrimin e ndonjë futbollisti.

Sport

12/08/2021 09:55

Interi po konsideron të bëjë një lëvizje për Lorenzo Insigne pasi bisedimet e kontratës me klubin e tij Napoli kanë ngecur, raporton Gianluca Di Marzio.

30-vjeçari është jashtë kontratës verën e ardhshme dhe Napoli preferon ta shesë atë tani sesa të rrezikojë të humbasë sulmuesin me një transferim me parametra zero vitin e ardhshëm.

Kjo ka alarmuar Interin, i cili tani po konsideron të bëjë një ofertë me vlerë rreth 25 milionë euro (21 milionë funte) për shërbimet e italianit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë që Insigne ka plot 397 paraqitje me klubin e Napolit, duke 109 gola e duke regjistruar 85 asistime. /Lajmi.net