Inter po e kompleton një transferim të madh

Inter është duke menduar për transferimet që do t’i bëjë në verë.

Merkato

12/03/2019 10:38

Inter është duke tentuar që ta mbyll transferimin permanent të Keita Baldes.

Skuadra italiane  ka paguar 4 milionë euro për ta huazuar sulmuesin nga Monaco në afatin e verës së kaluar, përcjell lajmi.net.

Inter tani duhet të paguajë 30 milionë euro për ta mbyllur transferimin e Baldes nga skuadra franceze.

Nerazurët janë duke shpresuar që Monaco ta ulë çmimin e lojtarit në 20 milionë, pasi nuk janë të gatshëm të paguajnë shumën e lartcekur. /Lajmi.net/