Inter planifikon lëvizjen e madhe në janar, synon yllin e Dortmund

Skaudra e Inter duket se do të vazhdojë me transferime edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

06/09/2019 16:59

Një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, Inter, ka filluar të përgatis planet edhe për dritaren e transferimeve të dimrit.

Antonio Conte duket se po synon që të afrojë në skuadër edhe më shume emra me tipare sulmuese, pas lojtarëve si Romelu Lukaku e Alexis Sanchez.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se ‘Zi kaltrit’ do të tentojnë për shërbimet e yllit të Dortmund, Mario Gotze, transmeton lajmi.net.

Gotze nuk është në periudhën më të mirë të karrierës, por gjithsesi ai do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën e drejtuar nga Conte, e cila synon titullin e Serie A. /Lajmi.net/