Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

Inter përmbys Torinon në një ndeshje spektakulare

17:02 | 22 Nentor 2020

Interi ka arritur që t’i marrë tri pikë në frymën e fundit, në takimin përballë Torinos në kuadër të javës së tetë në Serie A që përfundoi 4-2.

Nerazzurët e filluan mjaftë mirë takimin, duke krijuar disa shanse të mira për gol, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan të parët.

Ishte minuta e 45+2-të, kur Simone Zaza pranoi një asistim nga Meite, për të kaluar Torinon në epërsinë.

Në pjesën e dytë, ishte një ritëm edhe më i lartë i lojës, duke u shënuar plotë katër gola.

Ishte Cristian Ansaldi që shënoi edhe golin e dytë për Torinon me anë të penalltisë të realizuar në minutën e 62-të.

Por, më pas filloi edhe spektali i Interit, që shënoi tre gola. Ishte fillimisht Alexis Sanchez (64′) që ngushtoi epërsinë e Torinos në 2-1.

Tre minuta më vonë, sulmuesi kilian asistoi te Romelu Lukaku që i barazoi shifrat në 2-2 dhe ngjalli edhe më shumë takimin.

Kur u menduar se Interi po merrte një pikë, vendasit fituan një penallti në minutën e 84-të, të cilën në gol e konvertoi sulmuesi belg për të përmbysur kështu rezultatin në 3-2.

Skuadra që drejtohet nga Antonio Conte nuk u ndal me kaq dhe siguroi edhe fitoren e tyre me një gol nga Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 90-të me një asistim të Lukakut.

Pas javës së tetë, Interi gjendet në vendin e pestë me 15 pikë, derisa në xhiron e nëntë do të kenë punë me Sassuolon.