Inter, Perisic vjen të hënën

Mesfushori i Wolfsburgut, Ivan Perisic mund t’i bashkohet Interit të hënën e ardhshme, ka njoftuar menaxheri i tij, Tonci Martic.

Merkato

21/08/2015 17:12

Menaxheri i mesfushorit të Wolfsburgut, Ivan Perisic beson se klienti i tij mund të transferohet në Inter në fillim të javës së ardhshme.

“Nerazzurrët” janë të interesuar për reprezentuesin kroat. Dhe, marrëveshja duket afër realizimit.

“Mendoj se e hëna është dita për t’i sqaruar të gjitha”, deklaroi Tonci Martic për “FcInter1908”.

“Ne jemi duke pritur për një përgjigje definitive nga Wolfsburg”, u shpreh ai. Inter do të paguajë rreth 18 milionë euro për 26-vjeçarin, edhe pse janë të hapur edhe për idenë e huazimit me blerje të obliguar.