Inter përgatitet për kontratën me De Vrij, lojtari tërheq interesim nga Premier League

Stefan de Vrij është në mesin e lojtarëve të Inter që duhet të firmos kontratën e re me klubin.

Sport

07/02/2022 22:24

Skuadra e Inter po shqyrton mundësitë që të rinovojë me Stefan de Vrij, sapo Marcelo Brozovic të zgjidhë situatën e tij.

Qendër mbrojtësi i Inter po shkon drejt fundit të kontratës dhe ‘Zikaltërit’ nuk duan ta largojnë, aq më pak si lojtar të lirë.

Interi do të shqyrtojë opsionet që kanë në tavolinë, për lojtarin që ka kontratë deri në vitin 2023 me klubin.

30 vjeçari holandez nuk ka pasur sezonin më të mirë të mundshëm. Ai bëri një gabim edhe në ‘Derby della Madonnina’.

Interesim për lojtarin ka pasur nga Premier League, kështu që Inter po shohin edhe alternativat për të zëvendësuar lojtarin, nëse ai vendos për largim gjatë verës. /Lajmi.net/