Inter përgatit ofertë për Sergio Aguero

Sergio Aguero është lojtari i radhës që futet në listën e dëshirave të Inter.

Sport

11/10/2020 16:30

Sulmuesi argjentinas duket se pëlqehet nga drejtuesit e Inter, me këta të fundit që po përgatisin ofertën për lojtarin.

Sipas ‘Calciomercato’, Inter duan transferimin e Aguero si transferim të lirë, në qershorin tjetër, kur kontrata e tij do të jetë e skaduar, përcjell lajmi.net.

Manchester City tashmë janë duke kërkuar zëvendësues për Aguero, duke lënë të kuptohet se nuk synohet rinovimi.

Inter pritet t’i ofrojnë lojtarit një kontratë dy vjeçare, me opsion vazhdimi për të tretin, me një pagë që shkon deri në rreth 8 milionë euro për sezon. /Lajmi.net/