Inter përfshinë klauzolën anti-Juventus në marrëveshjen për kalimin e Icardi te PSG

Mauro Icardi sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtar i skuadrës së PSG.

Sport

30/05/2020 16:19

Mbrëmë është raportuar nga Di Marzio se Inter dhe Paris Saint Germain kanë arritur marrëveshje për kartonin e Mauro Icardi.

 

Di Marzio publikon detajet e marrëveshjes – PSG shfrytëzon të drejtën për blerjen e Icardi

Në vazhdimësi ka pasur zëra se PSG do ta paguaj kartonin e Icardi, vetëm për ta shitur më pas te skuadra e Juventus.

Por, që një gjë e tillë të vështirësohet, është përkujdesur skuadra e Inter, e cila ka vënë një kusht enkas në kontratë.

Në Itali raportojnë se Inter ka futur një klauzolë prej 15 milionë eurove ‘anti-Juventus’, transmeton lajmi.net.

Icardi luajti një sezon si i huazuar me PSG, duke shfaqur një formë tejet të mirë me fanellën e parisienëve.

Zyrtarizimi i marrëveshjes për transferimin e Icardi në Paris pritet të bëhet gjatë këtij vikendi. /Lajmi.net/