Inter nuk i frikësohet rivalitetit me Barcelonën, për Onana

Andre Onana është portieri në radarin e top skuadrave evropiane.

Sport

07/12/2021 08:24

Portieri i Ajax Amsterdam është kthyer në fushat e blerta pas një mungese të gjatë, pasi nuk i kaloi dot testet e dopingut.

Tani, me rikthimin e tij, shumë skuadra janë kthyer në garë për të siguruar kartonin e tij. Inter ishte skuadra pretendente kryesore, por tani në garë kthehet edhe Barcelona.

Mediet italiane shkruajnë se tek Inter janë të bindur se do ta sigurojnë kartonin e kamerunasit, përcjell lajmi.net.

Kontrata e Andre Onana tek Ajax Amsterdam skadon në qershor të vitit 2022. Thuhet se Inter ka marrëveshje personale me portierin, të cilin e shohin si zëvendësues të Samir Handanovic.

Onana pritet të largohet nga Ajaxi gjatë verës tjetër, si lojtar i lirë. /Lajmi.net/