Inter nuk heqë dorë nga Kante

N’Golo Kante ishte një dëshirë e madhe e Interit gjatë afatit kalimtar të verës, por ‘Zikaltërit’ nuk arritën të sjellë francezin në Milano.

Sport

23/10/2020 09:54

Mediet në Francë raportuan dje të Kante nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Frank Lampard, dhe po kërkon të ndryshojë skuadër.

Kante kohëve të fundit u përplas me Lampardin, pas së cilës francezi vendosi të kërkojë largimin nga Chelsea sa më shpejtë të jetë e mundur.

Inter dëshiron të shfrytëzojë këtë situatë dhe ta sjellë atë në ‘Giuseppe Meazza’ në janar, sepse është një dëshirë e madhe e trajnerit Conte.

‘Zikaltërit’ tashmë janë duke e përgatitur një ofertë, dhe si pjesë e transferimit, në ‘Stamford Bridge’ mund të përfundojë edhe Milan Skriniar./Lajmi.net/