Inter nuk heq dorë nga Gervinho

Interi po shfaq probleme me reapartin e avancuar ku dëmtimet dhe forma jo e mire e Lautaro Martinez mund të shtyjë drejtuesit të bëjnë një goditje në janar.

Sport

29/10/2020 12:55

Për të përballuar sezonin në vijim Marotta ka rikthyer vëmendjen te Gervinho, i cili mund të ishte një zgjidhje e favorshme me kosto të përballueshme financiare.

33-vjeçari ka një kontratë deri në 2022-in me Parmën dhe këta të fundit nuk do të bënin rezistencë për t’u liruar nga kontrata e tij me një pagë të rëndë për buxhetin e emilianëve.

Girvinho në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Arsenalit dhe Romës./Lajmi.net/