Inter nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Ante Rebic

Inter ka bërë një merkato mjaft të mirë deri më tani, por duket se për dëshirën e fundit, të quajtur Ante Rebic, ata nuk do të kenë punë të lehtë.

Sport

12/08/2019 21:02

Eintracht Frankfurt vazhdojnë të jenë tejet optimist se do ta mbajnë kroatin në skuadër, përkundër interesimit nga Inter.

Drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Bruno Hubner, ka thënë se Frankfurt janë akoma optimist për Rebic, transmeton lajmi.net.

25 vjeçari lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm në Serie A, tek Inter, derisa Milan janë shfaqur së fundmi si destinacion tjetër i mundshëm për të.

Rebic ka shkëlqyer në Bundesliga që kur kaloi nga Serie A, në vitin 2016, duke shënuar 17 gola në Bundesliga, dhe 25 në të gjitha kompeticionet.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijë të mbyllë edhe një marrëveshje të madhe, pas asaj të Romelu Lukaku. /Lajmi.net/