Inter në negociata me Dzekon, synohet kontratë e re

Skuadra e Inter është duke punuar për një marrëveshje të re me Edin Dzeko. Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko ka bindur drejtuesit e Inter me paraqitjet e tij dhe tashmë po punohet për një kontratë të re. Dzeko pritej të largohej nga Inter gjatë verës së ardhshme, si lojtar i lirë, por Inter ka ndryshuar planet.…

Sport

06/12/2022 14:39

Skuadra e Inter është duke punuar për një marrëveshje të re me Edin Dzeko.

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko ka bindur drejtuesit e Inter me paraqitjet e tij dhe tashmë po punohet për një kontratë të re.

Dzeko pritej të largohej nga Inter gjatë verës së ardhshme, si lojtar i lirë, por Inter ka ndryshuar planet.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter janë të vendosur t’i ofrojnë lojtarit një marrëveshje të re, njëvjeçare, përcjell lajmi.net. Por, Dzeko po kërkon një kontratë dyvjeçare.

36-vjeçari kaloi tek Inter për 2.8 milionë euro, dhe u dëshmua me 26 gola e 14 asiste në 70 paraqitje.

Nëse Inter nuk arrin marrëveshje me Dzeko, lojtari pritet të kalojë në MLS. /Lajmi.net/