Inter ndalet nga Atalanta – fitues AC Milani

Inter nuk ka arritur të arkëtoi më shumë se një pikë në udhëtim të Atalanta.

Sport

16/01/2022 22:36

Dy skuadrat zhvilluan lojë ofensivë, por që rezultati doli të jetë ashtu siç nisi, pra 0 – 0, shkruan lajmi.net.

Inter dominoi në këtë takim në përgjithësi, ku kishin shumë raste shënimi, por sulmuesve u mungoi konkretizimi.

Ndërkohë, Atalanta provoi përmes disa kundërzbritjeve, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Me këtë barazim, Inter mban kreun me 50 pikë, derisa Atalanta renditët në pozitën e katërt me 42 sosh./Lajmi.net