Inter, mundësi e madhe

Pablo Daniel Osvaldo ende nuk e ka zyrtarizuar transferimin në Inter, por sulmuesi është shprehur i lumtur që do të jetë anëtar i Nerazzurrëve.

Sport

02/08/2014 10:47

Pablo Daniel Osvaldo pritet të mbërrin në Milano mes të dielës dhe të hënës por ai tashmë ka filluar të flet si futbollist i ri i Interit.

Sulmuesi i cili do t’i bashkohet Nerazzurrëve në formë huazimi nga Southampton, është entuziast që do të bartë fanellën e klubit nga Giuseppe Meazza.

“Inter është mundësia ime e madhe sepse udhëhiqet nga një trajner me vlera si Mazzarri”, deklaroi Osvaldo, i cili gjashtë muajt e fundit të edicionit të shkuar ishte i huazuar në Juventus.

“Kam luajtur pak së fundmi dhe synoj të paraqitem sa më mirë me fanellën e Interit në mënyrë që të rikthehem edhe në Kombëtare. Mezi pres të fillojë”, u shpreh ai për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”.