Inter mposht Tottenhamin pas ekzekutimit të penalltive

Inter dhe Tottenham kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e luajtur në kuadër të International Champions Cup.

Sport

04/08/2019 18:16

Ndeshja mes Tottenham dhe Inter u zhbllokuar qysh pas tre minutave lojë, kur braziliani Lucas Moura shkundi rrjetën e ‘Zi kaltërve’.

Rezultati u barazua në pjesën e parë, në minutën e 38’, nga mesfushori Stefano Sensi, shkruan lajmi.net.

Ishte ky rezultat që figuroi edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, pas 90 minutave të rregullta lojë.

Kështu, fati i takimit shkoi në ekzekutimin e penalltive, ku italianët u treguan më të saktë, duke fituar me rezultatin 3:4. /Lajmi.net/