Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Inter mposht Leverkusenin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Lukaku vendos rekord

22:54 | 10 Gusht 2020

Inter ka marrë biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

‘Zikaltrit’ kanë shënuar fitore 2:1 në ndeshjen çerekfinale kundër Bayer Leverkusen, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Nicolo Barella, në minutën e 15’ të takimit.

Gjashtë minuta pas Barella, rrugën e golit gjeti edhe Romelu Lukaku për 2:0, i cili njëkohësisht vendosi  rekord të të gjitha kohërave në Ligën e Evropës/Kupën UEFA.

Lukaku është bërë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni që shënon në nëntë ndeshje radhazi.

Kurse, për rezultatin final u përkujdes ylli në rritje, Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e 25’.

Në këto 25 minuta të para u vendos fati i këtij takimi që ishte mjaft interesant.

Inter tashmë pret fituesin nga ndeshja Shakhtar Donetsk – Basel. /Lajmi.net/