Inter merr vetëm një pikë nga udhëtimi i vështirë në Ukrainë
Inter nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Shakhtar.

Sport
Skuadra italiane ka qenë mysafire i Shakhtar në Kiev në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Inter pati më shumë nga loja, krijoi disa raste të mira, por Romelu Lukaku nuk ishte në ditën e tij më të mirë, duke bërë disa shpërdorime.
Ky është barazimi i dytë i Interit në dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/